DashuriaShqiptare.com Chat Shqip Mp3 Shqip Tv Shqip Forum Filma shqip dhe filma te Huaj Live Streaming telefonat falas telefonat supersonic tv vizion plus alsat top channel rtk - Lajmet - Roizy dhe Noizy, çift edhe në festa
Shënimi i Fundit - Shkruajtur nga: Nest_shkodrane - Hënë, 16 Nëntor 2009 11:21
Ca pika shiu ran mbi qelq e une per ty sec ndjeva mall ,jetojme te dy nenje qytet, dhe rralle shihemi sa rralle,,,,,,
Lajmet

Lajme->Lajme->Roizy dhe Noizy, çift edhe në festa   
Roizy dhe Noizy, çift edhe në festa


Një çift që mesa duket u shkon edhe miqësia. Rozana Radi dhe reperi Noizy dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në festa apo party të ndryshme, siç ka qenë të hënën në mbrëmje festa e organizuar nga kolegia dhe mikesha e tyre, Anjeza Branka. Edhe pse kanë diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët për të qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rozana e veshur me një fustan bojë qielli dhe Noizy si gjithmonë me veshje reperi kanë qëndruar pothuaj gjithë darkën bashkë. Ata mund të quhen shumë mirë çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull “Mr Yesterday”, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit. Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën “Fly”, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea. Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive. Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin “Pak më ndryshe”, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin “Fly”, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante


Nga An2i, Premte, 02 Tetor 2009 02:28, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2.1 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar në 0.02486 sekonda me 16 query