Sapo është kthyer nga pushimet, ajo për të cilën ka menduar më shumë ka qenë pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike”, si dhe fillimi i vitit të ri të studimeve. Ne kemi siguruar disa foto të këngëtares Orinda Huta, gjatë pushimeve të saj në Turqi dhe Kroaci, ky i fundit vendi i zgjedhur nga ajo për të ndjekur koncertin e grupit U2, pasi siç e pohon dhe vetë është një fanse e çmendur e tyre prej vitesh. Orinda thotë se në fakt dëshira e saj kishte qenë ta ndiqte këtë grup në koncertin e Irlandës, meqë është vendi i tyre i lindjes dhe atje ata bëjnë çudira. Por këtë vit e pati të pamundur të shkonte në Irlandë në kohën e koncertit sepse kishte qenë në koncertin e Beyonce më 31 maj në Belfast dhe nuk mund të qëndronte në Irlandë për 40 ditë, sepse fiks pas këtyre ditëve ishte koncerti i U2. “Koncerti ishte një mrekulli. Banda suportuese U2 ishte snow patrol dhe ata janë preferencat e mia. Bono rock the place, por jo vetem ai, i gjithë grupi ishte një mrekulli më vete, ndërkohë që turma ishte gjithë kohës e eksituar.
NgaAn2i, Martë, 22 Shtator 2009 15:52, Komentet(0)
fryn er ne shpirtin tim lenduar sot nga malli fryn er ne syt e mi qe ty po te kerkoi fryn er e ftoht ne trupin tim se ngroh as zjarri dhe duart qe me dridhen mbeshtjellur ne astar