DashuriaShqiptare.com Chat Shqip Mp3 Shqip Tv Shqip Forum Filma shqip dhe filma te Huaj Live Streaming telefonat falas telefonat supersonic tv vizion plus alsat top channel rtk - Lajmet - Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani për këngët e vjedhura
Shënimi i Fundit - Shkruajtur nga: Nest_shkodrane - Hënë, 16 Nëntor 2009 11:21
Ca pika shiu ran mbi qelq e une per ty sec ndjeva mall ,jetojme te dy nenje qytet, dhe rralle shihemi sa rralle,,,,,,
Lajmet

Lajme->Lajme->Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani për këngët e vjedhura   
Fiton 250 mijë euro nga gjyqi në Gjermani për këngët e vjedhura



Këngëtarja Greta Koçi sapo ka shijuar zbatimin e ligjit “Për të drejtën e autorit” në Gjermani, duke dalë e fituar me plot 250 mijë euro dëmshpërblim. Pak ditë më parë Gjykata e Frankfurtit ka marrë vendimin për të gjobitur me këtë shumë një kompani, që shkarkonte këngët e saj nëpërmjet internetit dhe më pas i shiste në tregun muzikor. Gjykata e mori këtë vendim pasi vërtetoi që bëhej fjalë për shkelje të së drejtës së autorit, në këtë rast e dëmtuara ishte këngëtarja e re Koçi.
Në vendimin e Gjykatës së Frankfurtit citohet se, ”pala kundërshtare dënohet me 250.000 euro gjobë - me shlyerje burgu - ose me heqje lirie 6 muaj për çdo shkelje në publikimin dhe riprodhimin e veprave muzikore të këngëtares shqiptare Greta Koci: “Sekreti”, “Nuk ta kam thënë”, “A do të më shaj nana”, “Shkolla Willson” dhe “Natën të kërkoja” sipas dokumentit në V3 të paraqitur”. Të gjitha këngët e sipërpërmendura ishin marrë nga interneti dhe pastaj ishin përdorur pa të drejtën e autorit. Kjo është hera e parë që një këngëtar apo artist dëmshpërblehet me një shumë të tillë si pasojë e shkeljes së të drejtës autoriale. Ndërkohë që në Shqipëri me gjithë zhurmën dhe masat, që kanë filluar të merren për respektimin e të drejtës së autorit, artistët ende nuk e kanë ndier këtë ndryshim. Shumë krijime të tyre që mund të gjenden lehtësisht në internet mund të vidhen dhe përdoren nga kushdo, dhe ky është një problem për ta që mbetet ende i pazgjidhur


Nga An2i, Martë, 22 Shtator 2009 15:50, Komentet(0)
Komentet


MKPNews ©2003-2008 mkportal.it
 


MKPortal C1.2.1 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar në 0.02459 sekonda me 16 query