Shënimi i Fundit - Shkruajtur nga: Nest_shkodrane - Hënë, 16 Nëntor 2009 11:21
Ca pika shiu ran mbi qelq e une per ty sec ndjeva mall ,jetojme te dy nenje qytet, dhe rralle shihemi sa rralle,,,,,,
chat

Get your own Chat Box! Go Large!

FilmaGaleriaMuzikaShkarkimeTelefoni
 
Ultime News
Lajme
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani mund të jenë çifti prezantues i festivalit të RTSH-së



Aq shumë e dashurojnë njëri-tjetrin sa nuk mund të ndahen në asnjë çast. Por kësaj here ambicia e tyre është vërtet e madhe. Dy artistët të cilët po jetojnë një bashkëjetesë në Gjermani, ishin një javë më parë në Tiranë, arsyen e vërtetë të së cilës nuk e bënë publike as në emisionin “Pasdite në Top Channel”, ku ishin të ftuar nga Arbana Osmani.

Ata pohuan vetëm se kishin ardhur në Tiranë për një projekt të rëndësishëm, ndërsa për “Panorama Plus” Albani pohoi se do të rikthehen sërish në Tiranë nga mesi i dhjetorit për të realizuar projektin që kanë vendosur ta ruajnë të fshehtë. Por burimet tona kanë pohuar se arsyeja pse çifti i këngëtarëve ka qenë në Tiranë, kanë qenë bisedimet me drejtuesit e TVSH-së për të qenë ata prezantuesit e Festivalit të Këngës në Radio Televizion, një festival që është bërë shumë i lakmuar vitet e fundit, për shkak se këngëtarët synojnë Festivalin Evropian.

Nga An2i, Diele, 22 Nëntor 2009 20:59 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Rovena seksi në spot


Në spotin e saj të fundit, këngëtarja Rovena Stefa, për pak sa nuk na i tregon edhe gjinjtë e saj. Se ajo është një adhuruese e madhe e erotikës, tregon edhe në spot, ku bënë poza seksi në bikinet e saja. Në spotin e saj ajo paraqitet edhe me një djalosh tjetër me brekë ngjyrë hiri. Kënga “Malli” ka disa kohë që lëshohet nëpër televizionet shqiptare dhe Rovena për këtë spot më shumë ka marrë lëvdata për zhveshjen e saj dhe paraqitjen e saj seksi, sesa për spotin apo cilësinë e këngës

Nga An2i, Martë, 10 Nëntor 2009 17:44 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Ndahet nga e dashura, do futet te Big Brother i Serbisë


Adrian Gaxha dhe Violeta Raleva ndërprenë lidhjen një javë përpara se vajza shkupiane të hyjë në shoun “Vëllai i madh”, i cili emetohet në Serbi. Shqiptari që ka qenë i dashuri i Violeta Ralevës, për të cilin shkruajnë mediat serbe është pikërisht këngëtari i mirënjohur Adrian Gaxha.Para disa ditëve mediat serbe botuan disa fotografi në të cilat përfaqësuesja e Maqedonisë në këtë show mbante një kapele tipike tradicionale shqiptare (foto që po e publikojmë edhe ne).
Ky set me këto fotografi ka bërë bujë të madhe nëpër mediat sllave duke u vënë në pikëpyetje nëse Violeta Raleva – Viki, mund të fitojë këtë show? Më tej mediat komentojnë se nga mund të jenë bërë këto foto, duke u referuar një të kaluare të Vikit, ajo mund të ketë qenë në lidhje me ndonjë shqiptar. Atë që mediat serbe nuk e dinë se pikërisht Violeta Raleva dhe Kristina Raleva, janë pjesëmarrëse në klipin më të ri të kënëgëtarit Adrian Gaxha në këngën “Skandal”, dhe atëherë shumë u përfol se këto të dy janë në lidhje. Adriani në atë kohë tregoi se i pëlqenin të dy motrat të cilat janë edhe binjake dhe lidhja mes tyre ishte vetëm shoqërore.

Nga An2i, Martë, 10 Nëntor 2009 17:35 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Leonora tashmë jo më në klip por…


Kjo foto nuk i përket sheshit të xhirimit të ndonjë klipi të këngëtares por bëhet fjalë për një tjetër regjistrim. Është zgjedhur bukuria dhe finesa e Leonora Jakupit për të bërë mesazhin promocional të një prej firmave në Kosovë dhe këngëtarja nuk ka thënë ‘JO’. Përkundrazi, oferta i ka pëlqyer dhe për këtë ndihet mirë.
Siç e shikoni Leonora është gjithmonë e këndshme dhe sharmante. Regjistrimi i mesazhit proporcional ka zgjatur për pak orë ndërkohë që këngëtarja është shfaqur e veshur në të verdha, me një bluzë të mbyllur dhe me një kapelë në kokë. Jashtë fustaneve të gjata, apo stilimeve ekstravagante të flokëve për disa momente, ashtu siç bën në klipet e saj të herëpashershme.

Nga An2i, Hënë, 26 Tetor 2009 01:42 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Skëndon për parti


Këngëtarja Dafina Zeqiri ka refuzuar që të këndoj në ndonjë fushatë për Partitë Politike në Kosovë gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Këtë e ka konfirmuar për Rozë një burim i afërt me këngëtaren, i cili ka thënë se tani për tani këngëtarja dëshiron që të vazhdoj karrierën e saj si një këngëtare e pavarur dhe nuk dëshiron që të identifikohet me ndonjë parti politike të Kosovës

Nga An2i, Martë, 20 Tetor 2009 17:03 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Orinda Huta stonon në të kënduarin live


Ndoshta nuk do kishte dashur kurrë ta përsëriste dhe njëherë të kënduarin “live” pas asaj eksperience të keqe. Por mesa duket Orinda Huta kishte menduar se do t’ia dilte. E në fakt ka dështuar. Javën e kaluar jo vetëm këngëtarja, por dhe orkestra e programit e “E diell” në “Top Channel”, janë ndier ngushtë kur Orinda Huta, e ftuara e javës për të kënduar këngët e repertorit të saj, është ngatërruar në mënyrë të përsëritur e nuk ia ka dalë dot të këndojë “live”, ashtu siç është rregulli për këngëtarët e ftuar në këtë program.

Nga An2i, Martë, 20 Tetor 2009 17:00 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Teuta Krasniqi: Në fillim bebja, pastaj dasma me Bleron



Lajmi më i fundit mbi atësinë e Bleros u dha fund njëherë e mirë skenarëve rreth fejesës së nxituar të çiftit. Versionet ishin nga më të ndryshmet, por askush nuk hodhi hipotezën e një shtatzënie të aktores Teuta Krasniqi. Megjithatë, çifti nuk mundi ta fshehë gjatë “krosin” e tyre “për të legalizuar” lidhjen.
“Blero e ka pritur më së miri faktin se do të bëhej baba. Ndërsa unë në ditët e para kam qenë më “out”. Isha e frikësuar, pasi dihet që për një moment të ndryshon krejt jeta, duke ditur se nuk do të mendosh se jam vetëm unë, por je vetë e dyta. Unë jam njeri që e marr punën me shumë përgjegjësi, e lëre më lindjen e një bebeje, që është diçka e shenjtë

Nga An2i, Martë, 13 Tetor 2009 21:38 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Roizy dhe Noizy, çift edhe në festa


Një çift që mesa duket u shkon edhe miqësia. Rozana Radi dhe reperi Noizy dalin bashkë jo vetëm në klip, por edhe kur janë të ftuar në festa apo party të ndryshme, siç ka qenë të hënën në mbrëmje festa e organizuar nga kolegia dhe mikesha e tyre, Anjeza Branka. Edhe pse kanë diferencë në moshë me njëri-tjetrin ata duket se e gjejnë gjuhën e përbashkët për të qenë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Rozana e veshur me një fustan bojë qielli dhe Noizy si gjithmonë me veshje reperi kanë qëndruar pothuaj gjithë darkën bashkë. Ata mund të quhen shumë mirë çifti i suksesshëm i vitit, pas nxjerrjes në treg të klipit të tyre të dytë së bashku me titull “Mr Yesterday”, i realizuar në një jaht luksoz në liqenin e Ohrit. Pas bashkëpunimit të një viti më parë me këngën “Fly”, dy këngëtarët iu rikthyen bashkëpunimit me një klip të nxehtë në stilin regea. Mënyra e të kënduarit është e stilit amerikan, ndërsa marrëdhënia mes tyre shumë ekspresive. Noizy është një nga këngëtarët më të rinj në tregun e muzikës rap. Ai sapo ka përfunduar albumin “Pak më ndryshe”, ku të gjitha këngët sjellin muzikën e rrugës me tekstet e krijuara nga vetë ai. Në klipin “Fly”, ai bëri shumë përshtypje me pamjen e veçantë dhe sidomos linjat e trupit, të një ish-boksieri në Londër. Ndërsa Rozana, nuk mungon me klipet e reja me fabula interesante

Nga An2i, Premte, 02 Tetor 2009 02:28 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Ami: Ermali, energjia ime


Nje nga figurat e njohura dhe solide ne Top Channel eshte Amarda Toska, e cila prej 5 vjetesh perkrah Agron Llakajt mund te konsiderohet imazhi i “Portokallise”. Puna e saj ne televizion nuk eshte e rastesishme, ajo thote se edhe pse eshte e lodhshme te punosh per ekranin, sepse duhet vemendje per pozicionin dhe paraqjtjen skenike, ajo e dashuron ate. E mesuar me skenen qe e vogel, kur Ami punonte per t`u bere balerine, televizioni per te ishte frymezim, nderkohe qe diplomen e ka per psikologji. Thote se "Portokalllia" i solli edhe fat ne dashuri. Ermalin me te cilin prej nje viti eshte fejuar, e njohu ne ambientet e spektaklit te humorit. Ata thone se nuk ishte “dashuri me shikim te pare”, por momentin ku u pane nuk e harrojne kurre. "Ishte nje dite 'Portokallie', dita e pare qe isha qethur zero.

Nga An2i, Premte, 02 Tetor 2009 02:21 Komente(0), Lexo Të gjithë
Lajme
Çiljeta dhe Zajmina, ja pse ngelën jashtë konkurrimit të Kënga Magjike


Çiljeta dhe Zajmina, ishin nga emrat më të lakuar dhe të komentuar shumë herët për pjesëmarrjen në këtë edicion të ri të festivalit “Kënga Magjike”. Por papritur me shpalljen e listës me këngëtarët konkurrentë, emrat e tyre nuk u panë në listë. Po ashtu mungonte edhe Greta Koçi, e cila kishte pohuar se do të mund t’i rikthehej këtij festivali pas tre vitesh mungesë. Cila është arsyeja pse këto këngëtare mbetën jashtë festivalit “Kënga Magjike” këtë vit?! Zajmina dhe Blero kishin filluar para sezonit veror për të dalë në një duet së bashku, pas ftesës që Zajmina i bëri këngëtarit të njohur.

Nga An2i, Martë, 22 Shtator 2009 15:58 Komente(0), Lexo Të gjithë
 
online_home
 2 përdorues në linjë: 1  Vizitorë, 0  Anonimë, 1  Të Dukshëm
Portali 1 Vizitorë
Forumi Google [Bot]
Faqet
Galeria
Shënimet
Shkarkimet
Lajmet
Chat
TopSite
Revista Jonë
Klikimi i fundit Klikimi i fundit
 
Filma Live Ne Streaming
Questa e la selezione di film in italiano visibili in streaming Clicca sull'immagine per vederla.
 


MKPortal C1.2.1 ©2003-2008 mkportal.it
Faqe e krijuar në 0.0451 sekonda me 36 query